Hahn: Kujdes nga retorika, sepse fjalët mund të bëhen si shpatat

/ 2 minuta lexim
KKVITI

“Unë i kuptoj dallimet në qëndrime, por duhet të ketë një kuptim të përbashkët se e ardhmja e Kosovës është në perspektivën evropiane. Dhe duhet të jetë në interes të qytetarëve, dhe me këtë edhe në interes të politikanëve, që të ketë perspektivë evropiane dhe të zbatohet MSA-ja”, ka thënë komisari për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn.

Komisari i BE-së për politikë të Fqinjësisë dhe negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn, pikërisht në kohën kur pritet miratimi dhe publikimi i paketës vjetore të zgjerimit dhe raportet individuale të progresit, viziton Kosovën.

Kjo vizitë vjen në një kohë jo të këndshme, kur në Kosovë ka përshkallëzuar konflikti mes Qeverisë dhe opozitës. Nga ana tjetër, Kosova sapo ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila po ashtu nuk shihet me sytë e njëjtë nga të gjithë në Kosovë.

RCCOLA

Për të gjitha këto dhe për situatën e përgjithshme në rajonin e Ballkanit, në prag të vizitës në Kosovë, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, flet komisari Hahn.

“Unë i kuptoj dallimet në qëndrime, por duhet të ketë një kuptim të përbashkët se e ardhmja e Kosovës është në perspektivën evropiane. Dhe duhet të jetë në interes të qytetarëve, dhe me këtë edhe në interes të politikanëve, që të ketë perspektivë evropiane dhe të zbatohet MSA-ja”, ka thënë komisari për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn.

http://koha.net/?id=27&l=82993