HW

Hahn kërkon heqjen e taksës, paralajmëron vizitë gjatë qershorit në Prishtinë e Beograd

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisionari i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johaness Hahn, ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, derisa i ka bërë thirrje edhe një herë Prishtinës zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe.

“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë. Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnjën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen. Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e marrëveshjen e MSA-së”, tha Hahn.

Ai këto komente i bëri me rastin e prezantimit të raportit të progresit për zgjerimin nga ana e Komisionit Evropian para Parlamentit Evropian.

Mobi Casa

Hahn madje paralajmëroj se do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë muajit qershor, për siç tha ai ” për të bërë përpjekje për të zhbllokuar këtë situatë, ndoshta për të përgatitur diçka për korrik”

Ai tha se nuk e di se a do të jetë e dobishme por do të përdorin çdo mundësi për të zhbllokuar këtë situatë që po pengon zhvillimin e dy vendeve. /Telegrafi/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.