Mobi Casa

Hahn: Jo dhunë në Kuvend

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, ka porositur deputetët e opozitës se dhuna nuk ka vend në sistemet demokratike të një shteti.

Në adresimin e tij para deputetëve të Kosovës, Hahn ka theksuar se duhet të respektohen institucionet e themeluara për të qeverisur në mënyrë demokratike. Sipas tij, rruga e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian është e ndërlidhur ngushtë nga dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë.

ARKATANA

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare e kanë bërë të qartë se nuk do të heqin dorë nga bllokimi i punës së Kuvendit përderisa Qeveria e Kosovës nuk heq dorë nga zbatimi i Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe i asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Për më tepër në këtë seancë deputetët e “Vetëvendosjes” nxorën dy pankarta, në të cilat shkruante: “A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!” dhe “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!”. Në fjalimin e tij, komisionari Johannes Hahn ka thënë se duhet të ketë respekt për institucionet që sigurojnë qeverisje demokratike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.