ARKATANA

Hahn i thotë disa fjalë për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, ka thënë se e mirëpret rikonfirmimin e votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamentin Europian.

Parlamenti Europian rikonfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për kosovarët, pothuajse gjysmë viti qëkur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës u përmend për herë të fundit në organet më të larta të BE’së, dje më 24 shtator, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Hahn ka thënë se pas rekomandimit, mirëpret negociatat me Këshillin Europian për heqjen e vizave për Kosovën.

FIDANISHTJA

Votimi ka ndodhur pavarësisht kundërshtimit nga disa shtete anëtare të BE’së, në veçanti, ato që akoma nuk e kanë njohur Kosovën si një vend të pavarura.

49 anëtarë të këtij komiteti votuan për të filluar bisedimet me Këshillin Europian, aprovimi i të cilit është hapi i fundit që duhet ndërmarrë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të Zonës Shengen.

Kjo është hera e tretë për këtë vit që Parlamenti Europian po voton për të filluar bisedimet me Këshillin e BE’së për Kosovën. Ky i fundit ka refuzuar të nis negociatat për shkak të kundërshtimit të disa anëtarëve të BE’së përfshirë Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, të cilat nuk e njohin Kosova si shtet i pavarur, si dhe të disa shteteve të tjera që kanë frikë se një valë e re migrimesh drejt Evropës mund të nisë sapo marrëveshja e udhëtimit pa viza me Kosovën të hyjë në fuqi./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.