KKVITI

Hahn, Beogradit: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht kryesor

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Johannes Hahn, komisioneri evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, ka deklaruar në Beograd se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës është kusht kyç i kornizës negociuese.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht kryesor i kornizës negociuese”, ka deklaruar Han në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit, transmeton Qik.

Sipas tij, në këtë fazë, me rëndësi është zbatimi i detyrimeve të marra përsipër gjatë dialogut me qëllimin që të përparohet drejt normalizimit gjithëpërfshirës.

Eco Higjiena

“Në fund, ky proces do të sigurojë që edhe Serbia edhe Kosova mund të vazhdojnë drejt rrugës evropiane, duke shmangur mundësinë e bllokimit reciprok në ato përpjekje, me perspektivën që të dyja të jenë në gjendje që plotësisht t’i realizojnë të drejta e veta dhe t’i përmbushin detyrimet e tyre”, ka thënë Han.

Siç citon kjo gazetë komisionerin Hahn, kushtet e shtruara nga Gjermania për Serbinë, janë edhe kushtet e Bashkimit Evropian.