Hidromorava

Hague: Në Kosovë ndodhi barbaria e paralajmëruar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtësia dhe e drejta ndërkombëtare kanë rëndësi thelbësore për politikën e jashtme, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik William Hague në një fjalim të gjatë, në shënim të dhjetëvjetorit të themelimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ai ka thënë se përparimet më të mëdha në drejtësinë ndërkombëtare kanë ardhur si rezultat i neverisë ndaj mizorive edhe i barbarisë së paralajmëruar në Bosnjë dhe në Kosovë.

Duke bërë historikun e përparimeve që ka bërë drejtësia ndërkombëtare në 20 vjetët e fundit, Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague u është referuar po ashtu edhe proceseve gjyqësore për krime të luftës e gjenocid që janë zhvilluar në Gjykatën Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) dhe në Gjykatën Penale për Ruandën.

ARKATANA

“Është ë vërtetë e dhimbshme që përparimet më të mëdha në drejtësinë ndërkombëtare kanë ardhur si rezultat i neverisë sonë ndaj mizorive, tmerrit të luftërave botërore, fushave të vdekjes të Kamboxhës, barbarisë së paralajmëruar në Bosnjë dhe në Kosovë, kasaphanës në Ruandë, si dhe dhunimeve masive në Republikën Demokratike të Kongos. Që të gjitha këto ishin turpërim i padurueshëm për ndërgjegjen e njerëzimit”, ka theksuar Hague, citon RTK.

Sipas tij, është shumë më mirë që tani shikimi të hidhet përpara dhe të ushtrohet vullneti politik për të parandaluar konfliktin dhe për të zgjeruar të drejtat e njeriut pa qenë nevoja që të veprojmë nga turpi për vdekjet dhe vuajtjen e njerëzve të pafajshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.