RCCOLA

Hafir Hoxha në krye të AAK në Viti, premton prurje të reja e reforma

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Viti, i’a ka besuar udhëheqjen e kësaj dege Hafir Hoxhës i cili ka fituar 59 vota kundrejt kandidatit tjetër Bashkim Hasani i cili ka fituar 34 vota. Hafir Hoxha ka thënë se AAK do të jetë edhe më e fort në Viti derisa ka thënë se synim i tij janë prurje e reja dhe reformat e mirëfillta.

Hafir Hoxha ka fituar besimin e delegatëve të AAK-së për të udhëhequr këtë subjekt politik në Viti në mandatin e tij katërvjeçar.

Hoxha pati kundër kandidat Bashkim Hasanin derisa mbi 100 delegatë nga nëndegët e kësaj partie besimin ia dhanë Hafir Hoxhës i cili para delegatëve është zotuar se do të punojë për të sjellur prurje të reja në AAK dhe reformim cilësor.

Mobi Casa

Hoxha ka thënë se AAK në Viti do të jetë edhe më e fort dhe më e konsoliduar derisa ka shtuar se është në bisedime me LDK që të hyjë në koalicion.

Ndryshe Kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Viti, vije pas një muaji që kur një pjesë e udhëheqjes së kësaj dege së bashku me ish kryetarin Visar Demiri iu bashkuan degës së PDK-së./rajonipress/