FIDANISHTJA

Hadergjonaj: Zvicra do të vij për tre pikë, por synimi është t’i kthejmë rezultatet pozitive

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka folur para përballjes ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 dhe ka treguar se ndihet optimist për rezultat pozitiv.

Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin që pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:25 në ‘Fadil Vokrri’.

Për këtë përballje ka folur mbrojtësi, Florent Hadergjonaj, i cili e ka vlerësuar lartë ekipin kundërshtar, por ka shtuar se me ndihmën e tifozëve mund të marrin rezultat pozitiv.

“Kanë qenë tri ditë shumë intensive. Kemi punuar në anën taktike për ndeshjen kundër Zvicrës. Duhet të jemi të bashkuar, pasi e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë. Besoj se ekipi do të jetë gati për këtë përballje”, ka thënë fillimisht Hadergjonaj pas stërvitjes.

Mobi Casa

“Zvicra do të vij për tre pikë. Kanë mungesë të pikëve dhe nuk do të vijnë të na falin pikë apo të luajnë ndeshje vëllazërore. Do të vijnë për të fituar, pasi ashtu edhe e kanë mentalitetin”.

“Na duhet mbështetje e madhe për të na motivuar, pasi luajmë këtu në ‘Fadil Vokrri’. Edhe po të luanim në Zvicër, stadiumi do të ishte i mbushur me shikuesit tanë. Por ndeshja këtu do të jetë diçka më speciale. Edhe për zviceranët do të jetë e veçantë, ashtu si edhe për ne”.

“Kur luajmë në shtëpi e japim maksimumin. Tifozët mbrapa na japin zemër dhe besoj se edhe në fushë duhet të luajmë me zemër, në mënyrë që edhe tifozëve t’u japim energji për të na përkrahur më shumë”.

“Kemi ushtruar shumë fort dhe synimi është t’i kthejmë rezultatet pozitive për të kthyer përkrahjen edhe më të madhe të tyre. Pasi së fundi ka qenë një kohë e vështirë ku na kanë munguar rezultatet, por tash e kemi rastin kundër një kundërshtari të fortë në shtëpi të kthejmë pozitivitetin”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.