Mobi Casa

Hadërgjonaj tregon pse e zgjodhi Kasimpasan

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Florent Hadërgjonaj ka folur për herë të parë si lojtar i Kasimpasas, duke thënë se qendrat e mira stërvitore dhe bisedimet me shokët e tij që luajnë në Turqi dhe me Loret Sadikun kanë bërë që ai ta zgjedhë huazimi te klubi turk.

Mbrojtësi anësor kosovar i Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj, i është bashkuar klubit të Superligës turke, Kasimpasa, në formë huazimi deri në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Mediat britanike kishin raportuar se një numër i klubeve ishin interesuar për transferimin e 25-vjeçarit, mirëpo klubi turk kishte qenë më i shpejtë në negociata dhe e siguroi huazimin e Hdërgjonajt.

“Së pari, faleminderit shumë për këtë pritje të ngrohtë. Që nga fillimi, që kur i kemi filluar negociatat, janë ndierë shumë rehat. Kemi pasur biseda të mira. Ishte një proces i gjatë, që të jem i sinqertë, zgjati disa dita, por tani është më mirë”, ka thënë Hadërgjonaj.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që më në fund u arrit transferimi. Kjo është hera ime e parë këtu [Stamboll], por kam dashur gjithmonë ta vizitojë Stambollin. Është një qytet i mrekullueshëm. Tani që do të luaj në këtë qytet, ndoshta do të mund të dal t’i vizitojë disa vende”.

“Kam folur me disa shokë që luajnë në ligën turke dhe që e njohin Kasimpasan më mirë sesa unë. Kam folur edhe me Loret Sadiku dhe ai më tha se qendra stërvitore është shumë e mirë. Por, tani jam shumë i befasuar kur po e shoh me sytë e mi”.

Mobi Casa

“Ky klub u jep lojtarëve mundësi të përmirësohen, s’kam pasur kurrë më parë në jetë qendër stërvitore, është shumë profesionale dhe kemi gjithçka këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Kjo është një periudhë e vështirë, jo vetëm për lojtarët, por edhe për tifozët. Nuk është e lehtë, por shpresoj se ata do të vazhdojnë të na përkrahin dhe të na nxisin sepse ne e dimë se kemi nevojë për ta. Tani ne lojtarët duhet t’i marrim pikët dhe t’i gëzojmë tifozët, të cilët janë gjithmonë këtu për ne”.

Kosovari 25-vjeçari fillimisht i ishte bashkuar Huddersfieldit në formë huazimi nga Ingolstadt në gusht të vitit 2017, para se të kalonte aty në mënyrë permanente në vitin 2017.

Ai i ka bërë 73 paraqitje për Huddersfieldit gjatë kësaj kohe, mirëpo nuk ka luajtur si titullar për klubin e nivelit të dytë të futbollit në Angli që nga 26 dhjetori, pasi e humbi vendin në skuadrën e trajneri Danny Cowley shkaku i Juninho Bacunas dhe Danny Simpsonit.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Zvicër pritet të luajë së paku deri në verë në Superligën turke. 25 vjeçari synon të luajë në vazhdimësi në Turqi, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës, për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, Kasimpasa radhitet në pozitën e 16-të në Superligën turke dhe drejtuesit e klubit e shohin Hadërgjonajn si shtesë të rëndësishme në skuadër për ta arritur mbijetesën në ligën elitare të futbollit në Turqi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.