ARKATANA

Hadërgjonaj refuzon Kosovën për Zvicrën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Florent Hadërgjonaj, mbrojtësi i skuadrës gjermane, Ingolstadt, nuk dëshiron të luajë për Kosovën.

Florent Hadërgjonaj, nuk do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. 22-vjeçari e ka njoftuar përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaki se nuk do t’i bashkohet Kosovës në katër ndeshjet e fundit eliminatore për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Por burime të Kohës Ditore të afërta me lojtarin, thonë se ai tashmë ka ndarë mendjen që të vazhdojë të luajë me Zvicrën dhe se nuk bëhet fjalë për t’iu bashkuar Kosovës pas këtyre katër ndeshjeve të mbetura eliminatore.

Mobi Casa

Kurse, Hadërgjonaj nuk ka pranuar të flasë për këtë temë. “Nuk dua të flas rreth kësaj teme. Bisedoni me menaxherin tim, Erdin Shaqiri”, ka thënë Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj në qershor ka debutuar me ekipin e parë të Zvcrës në ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë. Ai më herët ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses U-20 dhe U-21 të Zvicrës. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.