FIDANISHTJA

Hadergjonaj luan ndeshjen e parë si titullar te Huddersfieldi, befason me paraqitjen

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbrojtësi deçanas gjatë verës është transferuar te skuadra angleze nga gjermanët e Ingolstadtit.

Megjithatë, edhe pse arriti me shumë bujë, Hadergjonaj nuk ka mundur të zë vendin e titullarit të skuadra angleze.

Por, ndeshja e javës së 11-të e ka parë mbrojtësin deçanas në formacionin titullar të skuadrës së tij, Huddersfield.

Hadergjonaj ka luajtur si titullar në ndeshjen ndaj West Bromwich Albionit, e fituar nga skuadra e tij me rezultat minimal 1-0.

Fundamenti

Reprezentuesi i Zvicrës ka bindur me paraqitjen e tij në ndeshjen e parë si titullar, duke u vlerësuar lartë.

Deçanasi ka qenë lojtari i dytë më i vlerësuar te skuadra e tij me notë 7.5.

Notë më të lartë se Hadergjonaj pati vetëm portieri i skuadrës, Jonas Lossl, i cili u notua me 7.8. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.