Fundamenti

Hadergjonaj kyç në fitoren e Young Boysit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeqyteti i Zvicrës, Berni ka skuadrën e saj Young Boys që njihet si ndër më ekipet më të mëdha në shtetin helvetik.

Pjesë e kësaj skuadre që katër vite është edhe super mbrojtësi i djathtë Florent Hadergjonaj i cili po mahnitë të gjithë me formën e tij.

Young Boysi ishte duke e parë vetën në disavantazh nga Sioni pas pjesës së parë, por me dy golat e Guillerme Hoaraus ndeshja u barazua në 2-2.

Uji Dea

Kur të gjithë po prisnin fundin e ndeshjes, ndodhi edhe rikthimi i madh i kryeqytetasve.

Ishte minuta e 90-të, kur mbrojtësi i talentuar kosovar, Florent Hadergjonaj harkoi për mrekulli në zonë për suedezin Grendt i cili shënoi golin e fitores 3-2.

Asistimi ndaj Sionit ishte i pesti sezonal për Florentin i cili në janar u kërkua nga gjiganti italian Napoli, por vendosi të qëndroi në Bern së paku deri në verë. /Telegrafi/