ARKATANA

Hadergjonaj: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kosovën, luaj ku t’ma kërkon trajneri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Florent Hadergjonaj është i gatshëm të luajë në cilëndo pozitë në fushë që ia kërkon trajneri, në mënyrë që t’i ndihmojë Kosovës në përpjekjet e saj për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

Në stërvitjen e së mërkurës pasdite, mbrojtësi i djathtë i Huddersfield Town në Championship, Hadergjonaj u përdor dhe u provua në krahun e majtë të mbrojtjes nga trajneri i Kosovës Bernard Challandes, raporton Gazeta Express.

Florent Hadergjonaj në duel me Vedat Muriqin gjatë stërvitjes të mërkurën para duelit me Çekinë të shtunën në Prishtinë. FOTO: FFK
Kjo për shkak se Kombëtares dardane i mungon mbrojtësi i majtë, Benjamin Kololli, shkaku i një lëndimi, në ndeshjet e 7 shtatorit kundër Republikës së Çekisë dhe më 10 shtator kundër Anglisë në Grupin a kualifikues.

FIDANISHTJA

25-vjeçari i lindur në Langlau – i cili debutoi më 10 qershor në fitoren historike të Kosovës 3:2 kundër Bullgarisë në Sofje – është mbrojtës i djathtë natyral, por thotë se nuk e ka problem të luajë edhe në krahun e majtë.

“Kam luajtur edhe në Gjermani e Angli si i majtë, megjithëse preferoj të luaj në krahun e djathtë. Mirëpo, nëse trajneri ma kërkon një gjë të tillë nuk është problem. Jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin”, tha Hadergjonaj të mërkurën mbrëma në një konferencë për media në Prishtinë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.