Hadërgjonaj injoron Kosovën: Ishte e qartë, doja të luaja vetëm për Zvicrën!
Futbollisti kosovar, Florent Hadërgjonaj, ka konfirmuar se ka dashur të luajë vetëm për Zvicrën, transmeton Gazeta Olle.
Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se vendimi i tij ishte shumë i qartë.
“Kam shumë pjesëtarë të familjes në Kosovë. Ata më kanë thirrur dhe më kanë shkruar mesazhe. Të gjithë e kanë dhënë maksimumin për të më marrë. Por ishte e qartë. Unë jam rritur në Zvicër dhe u bëra lojtar atje. Nuk ishte vendim i lehtë, por në fund ishte e qartë”, ka thënë Hadërgjonaj.
“Kam lindur në Zvicër dhe Zvicra dha çdo gjë për familjen time. Më ka ndihmuar të rritem në rrethana të mira. Për mua ishte e qartë se do të luaja për Zvicrën. Jam rritur në këtë vend dhe kisha mundësitë më të mira që të bëhem futbollist profesionist”, shtoi ai.


