Eko Higjiena

Hadërgjonaj i gëzohet fitores ndaj Baselit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbrëmë në “Stade du Suisse “ të Bernës në praninë e mbi nëntëmbëdhjetë mijë shikueseve FC.YONG BOYS ,i Florent Hadergjonajt i ka shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat kryesuesit të tabelës dhe Kampionit të shumëfishtë të Zvicrës FC BASEL 1893 duke e mundur me rezultatin 4:3 .

Ky takim derbi i javës së nëntë ka qenë përplot me raste shënimi dhe aksione të bukura.

Vendasit që në minutën e pestë kanë kaluar në epërsi 1:0 nëpërmjet minoritarit goran Miralem Sulejmani,i cili sivjet erdhi në radhët e Yong Boys-it , nga Benfika e Portugalisë.

Pas këtij goli të pësuar futbollistët e Baselit, kanë filluar t’i rreshtojnë sulmet e njëpasnjëshme drejt portës kundërshtare dhe në minutën e 23-të sulmuesi i ri dhe mjaft i talentuar i Baselit, Breel Embolo barazon rezultatin në 1 me 1 .Deri në minutën e 44-të shohim aksione të shumta por pa konkretizim golash.

Vetëm një minutë më vonë nga krahu i majtë sikur me dorë Sulejmani shërbehet nga Hadërgjonaj, dhe ai shënon për herë të dytë gol mjaft të bukur duke e kaluar në epërsi Yong-Boys-in ndaj Baselit 2:1 , dhe me këtë rezultat mbyllet gjysmëloja e parë. Edhe pjesa e dytë nis me aksione të shpejta e të bukura për syrin e shikuesve. Golashënuesi më i mirë i Baselit , Shkëlzen Gashi në minutën e 62-të u zëvendësua nga Janko.

Por edhe ky ndërrim nuk sjell në ato momente ndonjë risi. Janë vendasit ata që prapëseprapë mbizotërojnë në fushë dhe në minutën 64-të shohim një kombinim të shkëlqyer ndërmjet Renato Stefen, dhe bashkëlojtarit të tij Grendt , i cili e avancon topin edhe dy tre hapa përpara dhe shfrytëzon për mrekulli një pakujdesi të portierit Tomas Vaclik të Baselit dhe me gjakftohtësi e rehaton topin në rrjetë duke e çuar skuadrën e tij në epërsi në 3 me 1. Në tribuna shpërthen gëzim i pa përshkruar i simpatizuesve bernuasë .

Eco Higjiena

Lojtarët e Baselit duke parë fundosjen shtojnë angazhimin në lojë. Një goditje tepër të fortë dhe precize në portën e Yong Boys-it vjen në minutën 71 nga sulmuesi i Baselit , Taulant Xhaka,por portieri Movogo me shumë përpjekje në çastet e fundit e dëbon topin mbi transversalen e portës së tij.

Përpjekjet e mysafirëve rezultojnë me sukses në minutën 74-të pas një kombinimi të mrekullueshëm ndërmjet Zufit me Suchin ,e ky i fundit me gjuajtje të saktë e ngushton rezultatin në 3 me 2. Sonte në ditën e tij të duhur ishte lojtari i Yong Boys-it, Alekxander Gerndt, i cili në minutën 81 shënoi gol jashtëzakonisht të bukur duke e çuar skuadrën e tij në avantazh 4 me 2.

Kur të gjithë menduan që ky takim derbi do të mbyllet me këtë rezultat në skenë u paraqit rezervisti Marc Janko i cili në minutat shtesë të lojës saktësisht në minutën 92-të shënoi gol dhe zbuti disfatën e Baselit në 4 me 3. Përveç Gashit dhe Xhakës në njëmbëdhjetëshin e Baselit në këtë duel të javës luajti dhe Naser Aliji i porsa rikthyer në Klub nga FC. Vaduz. Kurse në radhët e ekipit të Yong Boys-it, luajti Florent Hadergjonaj i cili ishte njëri nga lojtarët më të mirë dhe më stabil të mbrojtjes së këtij ekipi.

Arbitëri kryesor i kësaj ndeshje Stefan Klosner ishte në nivel të detyrës, ai çdo ndërhyrje të ashpër e ka ndëshkuar me kartonë të verdhë. Nga radhët e vendësve me karton të verdhë për shkak ndërhyrjeve të palejuara janë ndëshkuar Jean Lecjaks dhe portieri Movogo, për arsye të mosaktivizimit të topit me kohë në lojë.

Kurse nga radhët e Baselit në minutën 96-të pakurrfarë nevoje Taulant Xhaka, godet një lojtar kundërshtar dhe referi Klosner e heton dhe pa hezituar fare e ndëshkon Xhakën me karton të kuq. Ndërkaq për ndërhyrje të pakontrolluara me karton të verdhë tek Baseli janë ndëshkuar edhe Aliji e Kuzmanoviq.

Me gjithë humbjen e pësuar FC Basel prapë kryeson tabelën me 24 pikë, dhe ende mbanë në distancë me katër pikë epërsi Grasshopper-in e Cyrihut të radhitur në vendin e dytë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.