KKGJILAN

Hadërgjonaj: Faleminderit populli ynë – kemi humbur betejën, por jo luftën

/ 1 minutë lexim

Florent Hadërgjonaj ka shkruar një mesazh falënderues për Dardanët pas kualifikimeve në Euro 2020.

Edhe pse nuk arritën që të kualifikoheshim nga grupi A, Përfaqësuesja jonë ka ende shpresa që të kualifikohet në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve.

Hadërgjonaj ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se e kemi humbur betejën, por jo edhe luftën.

Hidromorava

“Faleminderit populli ynë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë, të gjithë jemi krenarë prej nga vijmë”, ka thënë Hadergjonaj.

“Kemi dashur të bëjmë edhe më shumë, kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën. Do të vazhdojmë të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet, që të kualifikohemi në Euro 2020. Jeni ju ata që na keni dhënë fuqi dhe besim për të synuar kualifikimin. FALEMINDERIT”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/