UBT

Hadërgjonaj: Do të jetë diçka speciale për mua të luaj për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, në emisionin “Favorit” në T7 ka folur për përshtypjet e para pasi iu bashkua “Dardanëve”.

Florent Hadërgjonaj, futbollist i ri i Kombëtares së Kosovës, në emisionin “Favorit” në T7, ka folur për përshtypjet e tij të para, vetëm disa ditë pasi iu bashkua “Dardanëve” në përgatitjet për ndeshjet e qershorit, ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, të vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020, raporton Gazeta Express.

Hidromorava

“Është normale se ndryshe është të luash për Kosovën, këtu është populli im. Do të jetë diçka speciale të luaj për Kosovën. Unë ndihem pozitiv dhe kjo është më kryesorja”, është shprehur futbollisti i krahut të djathtë, i cili është pjesë e Huddersfieldit në Angli. /Gazeta Express/