Habib Aliu atleti i shtigjeve të gjata
Gjilan – Atleti 63 vjeçar nga Vërbica e Zhegocit Habib Aliu po dëshmon se mosha nuk njeh kufi ne qoftëse e dashuron një sport në mënyrë profesionale Aliu kudo që paraqitet vazhdimisht është në tri pozitat e para.
Atleti Habib Aliut ishte dashuruar në atletik që në moshën e tij rinore por në pamundësi të vrapon për klube dhe të jetë atlet profesionist ai kishte sprovuar vetën nëpër dasma apo tubime të ndryshme të cilat u organizoheshin në vitet e larta, Habibi gjithmonë ishte i pari dhe atë pa konkurrencë ai njëherit tregon edhe disa sekrete të vrapimit.
“Në pamundësi gjithmonë kemi vrapuar zbathur pasi kishim kushte tejet të vështira por ishte kënaqësi e vërtet pasi fituesi gjithmonë si shpërblim fitonte nga një këmishë apo diçka të ngjashme”, thekson i emocionuar Aliu.
Një dashuri dhe respekt për atletikën Habibi asnjëherë nuk u ndal duke vrapuar me mijëra kilometra gjatë karrierës së tij ai në këtë moshë nëpër organizime të mëdha të atletikës nëpër Evropë gjithmonë është prezent duke prezantuar atletikën e Kosovës me dinjitet të madh.
Atleti Habib Aliu i cili jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë ka marrë pjesë në vrapime të mëdha të atletikës në Vjen, Berlin, Hamburg, Koln e shumë vende tjera Evropiane.
“Atletikën e kam dashur që në rinin time, jam shumë i lumtur kam shëndet dhe asnjëherë nuk ndalem tani edhe organizatorët e vrapimeve Evropiane më ftojnë që të jem pjesë e tyre dhe me shumë mburrje e përfaqësoj vendin tim dhe për këtë jam shumë krenarë, por njëherit jam edhe shum i respektuar nga garuesit pa marrë parasysh çfarëdo moshe që është”, shprehet Aliu.
63 vjeqari Aliu ka marrë pjesë për disa vite me radhë në maratonën dhe gjysmë maratonën e Prishtinës ndërsa kësaj radhe të shtunën do të merr pjesë në maratonën e cila do të organizohet në qytetin e Gjakovës.”Do të jem pjesë e kësaj maratone në Gjakovë, a ka ma kënaqësi se sa të vraposh në vendin tënd dhe ta përjetosh çdo kilometër të kaluar edhe perëndia të jep forcë kjo është jeta e një atleti”, thotë Aliu.
Atleti i shtigjeve të gjata Aliu nuk e ka ndërmend të ndalet asnjë moment, ai për të qëndruar në formë çdo ditë vrapon nga 15 kilometra ndërsa në pranverën e ardhshme Aliu ka një dëshirë ta realizon duke ju treguar popullit se marrja me sport është vetë jeta. “Në pranverën e ardhshme do të marrë pjesë në gjysmëmaraton në Prishtinë ndërsa pas kësaj do të vrapoj nga fshati Gadish i komunës së Gjilanit gjerë në fshatin Përlepnicë dua ta përshkoj këtë distancë 27 kilometra pasi që janë edhe kushtet optimale në këtë pjesë të vitit”.
Habib Aliu është një shembull që duhet ndjekur shumë gjenerata në qytetin dhe shtetin ku jeton Habib Aliu dhe në shumë vrapime anembanë Evropës është i respektuar dhe i nderuar për kurajën që ka ndërsa në vendin e tij në Kosovë është pak i çmuar, por Aliu nuk e ka ndërmend të ndalet në asnjë moment./rajonipress/


