ARKATANA

Habib Aliu 63 vjeçari i cili vrapoi Maratonën e Athinës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sporti asnjëherë nuk njeh kufi dhe moshë, kjo thënie vlen për atletin nga Gjilani i cili jeton në Gjermani për 63 vjeçarin Habib Aliun i cili vrapoj në Athinë të Greqisë maratonën më të vjetër në rruzullin tokësor.

Habibi i cili njihet ndër atletët më të vjetër jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë në çdo maraton dhe gjysmë maratonë është i pranishëm nën flamurin e Kosovës dhe atij kombëtar.

FIDANISHTJA

“Ka qenë kënaqësi, ëndërr dhe nder që kam vrapuar në këtë maratonë e cila është historike për atletët e botës pasi zanafilla e maratonës është pikërisht nga shteti i Greqisë, nuk pata asnjë problem jam shumë i kënaqur shtegun e vrapova për 3 orë 37 min e 21 sek, në këtë maratonë kanë qenë 12 mijë atletë nga mbarë bota”, ka bërë të ditur nëpërmjet telefonit Habib Aliu për rajonipress’.

Aliu është shumë krenar që ka arritur ta ngrit flamurin kombëtar në mes atleteve në Athinë të Greqisë.
“Në këtë moshë të merresh pjesë në maratonë është diçka spektakulare, por ta ngritsh flamurin e kombit është mrekulli dhe për këtë jam shumë i lumtur e plotësova një ëndërr time”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.