Fundamenti

Gzim Misimi: Drita në këtë kampionat kërkon Evropën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Klubi i hendbollit Drita dikur skuadra me e suksesshme në sportin e Gjilanit, dal ngadalë po rikthen namin që kishte në hendbollin e Kosovës e më gjerë.

Në kampionatin e kaluar ishte kandidate për pozitat që dërgojnë ne kupat Evropiane dhe në Kupën e Kosovës, por fati ne ndeshjet vendimtare me lëndimet të cilat patën disa hendbollist kyç në skuadër nuk e arritën qëllimin, por edhe fati ishte kundër “bardh e kaltërve” të Dritës.

Me përgatitjet dhe dy përforcimet Korab Syla e Rron Ramadani nga Kastrioti i Ferizait, hendbollistët e Dritës në këtë Kampionat synojnë daljen në arenën ndërkombëtare.

Mobi Casa

I gjithë ky optimist në radhët e Dritës është fitorja në javën e parë ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 23-28.
“Dalja në Evropë dhe finalja e Kupës së Kosovës në momentet vendimtare na iku nga dora, por kësaj radhe jemi të mobilizuar si asnjëherë më parë, pasiqë kemi strukturën e njëjtë të hendbollistëve dhe dy përforcimet e bëra nga Kastrioti, shpresojmë se më në fund Drita do ti gëzoj qytetarët e saj dhe të rikthej namin e hendbollit që kishte dikur qyteti i Gjilanit”, ka bërë të ditur hendbollisti dhe golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në hendboll, Gzim Misimi.

“Snajperisti”, Misimi ka lavdata të mëdha tek bashkëlojtarët e tij për kontributin që po japin në parket.
“Është për çdo lavdat angazhimi i çdo hendbollisti, kjo u vërejt edhe në ballafaqim me Trepçën në Mitrovicë, e filluam dhe e mbaruam furishëm ndeshjen duke bërë me dije se ky kampionat do të jetë shumë interesant ndërsa tifozët “Intelektualët” do të jenë ata që në çdo ndeshje do ta mbushin Palestrën sportive në Gjilan”.

Një lavdat e posaçme i shkon kryetarit të klubit Luan Sllamnikut, i cili arriti ngadalë ta rikthen skuadrën në binarë të duhur.
“Sllamniku është një njeri i madh, një njeri që po jep gjithçka nga vetja që hendbolli të rikthen namin që kishte dikur, pa këtë njeri sigurisht hendbolli në Gjilan do të shuhej por do të bëjmë çmos që në këtë kampionat ta shpërblejmë kryetarin tonë me daljen në arenën ndërkombëtare, pasi ka ardhur koha që palestra sportive në Gjilan të stërmbushet me shikues këtë e meriton hendbolli dhe qyteti i Gjilanit”, ka theksuar njëri ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë, Gzim Misimi./rajonipress/