HW

Gzim Misimi “bomberi” i hendbollit Kosovar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës, KH Drita fati ia ktheu shpinën me lëndime të disa hendbollistëve dhe nuk arriti ndër katër skuadrat e para të renditet për të marrë vizën e Play Off-it në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në radhët e “bardh e kaltërve” të Dritës shkëlqeu “bomberi”, Gzim Misimi, i cili ishte i pamëshirshëm për portat kundërshtare duke shënuar 262 gola nga 28 takime.

Mesatarja e “snajperistit”, Misimi për çdo ndeshje i bie nga 9.3 gola për çdo ndeshje, duke qenë enigmë e pazgjidhur për kundërshtarët e Superligës së hendbollit të Kosovës.
“Unë nuk kam pasur asnjë synim që të jem golashënuesi më i mirë në Superligë, jam krenar për këtë arritje duke ditur se ne Superligë ka shumë hendbollist cilësor dhe për këtë i falënderohem bashkëlojtarëve të cilët më kanë përkrahur dhe pa ta ky sukses do të mungonte”, thekson Misimi.

FIDANISHTJA

Gzim Misimi nuk zgjedh pozita se nga cila pjesë e fushës shënon, por ky hendbollist karakterizohet me shkëputje dhe me gjuajtje precize dhe të fort.
“Goli është gol, për mua është me rëndësi topi ta kalon vijën fatale, a është i bukur goli apo jo nuk më intereson për mua është që të kontribuoj për sukseset e klubit tim Drita”, bën të ditur Misimi.

Është interesant dhe befasuese Misimi edhe pse është një hendbollist shumë cilësor dhe golashënues i spikatur, ende nuk ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll.
“Nuk di çka të them nuk është punë e imja të komentoj ftesën nga Selektori, e imja është të dëshmoj vetën në parket por shpresoj se tani e tutje krerët e Federatës se hendbollit dhe Selektori ndoshta do të ndryshojnë mendimin dhe do të më ftojnë në Përfaqësuesen e Kosovës, çka do të ishte nder për mua të kontribuoj për ngjyrat e shtetit tim të Kosovës”, ka porositur Gzim Misimi.

Është mëkat i madh dhe befasi që një hendbollist i kalibrit çfarë është Gzim Misimi të mos ftohet në Përfaqësuesen e Kosovës por drejtësia në fund shpresojmë se do të triumfon./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.