Gwyneth Paltrow, femra më e bukur e vitit 2013

Gwyneth Paltrow është kurorëzuar si femra më e bukur e vitit 2013, nga revista “People”. Aktorja e “Iron Man 3” ka pushtuar edhe kopertinën e revistës për muajin prill, teksa ka rrëfyer se është mbi të gjitha mbështetja e familjes që e bën atë të ndjehet e bukur.
Gwyneth, e cila ka dy fëmijë Apple 8 vjeç dhe Moses 7 nga martesa me Chris Martin, ka deklaruar edhe disa sekrete të saj, që e ndihmojnë të jetë në formë.
Gjithçka duket se vjen edhe për meritë të përgatitjes intensive fizike që bën me trajneren personale Tracy Anderson, pesë ditë në javë. “Fillimisht, kur e nisa, mendova se nuk do të isha kurrë e mirë për diçka të tillë. Ishte një makth i vërtetë – tregon -. Por tani është kthyer në një ritual, njësoj sikur shkoj të laj dhëmbët. Kjo më bën të dukem më e re dhe të ndihem e fortë”. Jo më kot është shpallur edhe femra e 2013-s, sipas “People”.