UBT

Guvernatori në “ikje” me mbi 100 mijë euro në bankë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kanë mbetur disa ditë kur zyrtarisht e përmbyll detyrën si guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, një ndër sukseset që ai do të mbahet në mend është fitimi rekord i bankave dhe pasuria e tij.

Bankat vitin e kaluar e kanë mbyll vitin me mbi 107 milion euro fitim të pastër , vlerë kjo më e lartë e regjistruar që nga themelimi i sektorit bankar. Por sa i përket shërbimeve bankare nuk ka ndonjë rezultat që mund të mbahet në mend, qytetarët në vazhdimësi ankohen për normat të larta të cilat bankat i aplikojnë për shërbimet që i ofrojnë.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Mehmeti me pagë vjetore nga BQK-ja mbi 53 mijë euro dhe me pagën që ka nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) 6 mijë e 540 euro ai personalisht në banka i ka mbi 100 mijë euro para kesh, ndërsa nëse llogariten mjete të bashkëshortes dhe fëmijëve del se kanë mbi 160 mijë euro para kesh në bankë.

RCCOLA

Po ashtu Mehmeti sipas deklarimit të pasurisë në AKK, në vitin 2020 e kishte blerë një banesë 120 metra katrorë në vlerë prej 44 mijë e 160 euro.

Ndryshe BQK, në fillim të këtij muaji i kishte dërguar në Qeveri dhe Kuvend emrat për përzgjedhjen e guvernatorit të ri. Sipas njoftimit të BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, në listën e kandidatëve janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.

BQK-ja , aktualisht udhëhiqet nga Guvernatori Fehmi Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të këtij viti. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit. Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së. Në njoftimin e BQK-së, thuhet se konkursi është hapur bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës./IndeksOnline/