Mobi Casa

Guvernatori Mehmeti dhe Ambasadori Kolly flasin për zhvillimet e fundit në ekonomi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë, Thomas Kolly.

Guvernatori njoftoi Ambasadorin me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid.

Mobi Casa

Guvernatori Mehmeti informoi Ambasadorin Kolly se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Tutje, Guvernatori falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe BQK-së në shumë projekte, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.Nga ana tjetër, Ambasadori Kolly falënderoi Guvernatorin për informatat e ofruara, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit zviceran që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.