Gushti, muaji i asfaltit
Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa tha për rajonipress se në muajin gushtë pritet të nisë asfaltimi i rrugës Pograxhë-Bilinicë dhe ajo e Nasalës e pastaj vazhdohet edhe me rrugët në qytet e në fshatin Zhegër dhe në ndonjë fshat ku ka më shumë nevojë. Puna e kontraktuar me Qeverinë në këtë periudhë është rreth 3.4 milion euro tha Mustafa.
Muaji gushtë është paraparë të jetë muaji më dinamik për komunën e Gjilanit pasiqë në këtë periudhë pritet të realizohen disa projekte të rëndësishme në qytet e në fshatrat përreth. Të paktën kështu premtojnë zyrtarët komunal.
Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se tanimë kanë kontraktuar me Qeverinë projekte në vlerë të 3.4 milion eurove. Mustafa tha se në muajin gushtë pritet të nisë asfaltimi i rrugës Pograxhë-Bilinicë dhe ajo e Nasalës e pastaj vazhdohet edhe me rrugët në qytet e në fshatin Zhegër dhe në ndonjë fshat ku ka më shumë nevojë
E tërë kjo punë dhe përkushtim i institucioneve komunale sipas Fadil Osmanit menaxher në zyrën e projekteve vije pasiqë gjatë muajit qershor 2013 është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancim të projekteve në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Gjilanit për financimin e projekteve “Asfaltimi i rrugëve në qytet“, ku janë të përfshira rrugët në Lagjen “Dheu i Bardhë”, Zabeli i Sahit Agës, Lagjja numër 8 dhe Kodra e Dëshmorëve, lagjja Arbëria dhe Bregu i Djegur, Lagjja Dardania dhe pjesa e lagjes numër dy.
Sipas Osmanit menaxher gjatë muajit qershor gjithashtu është nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Gjilanit për financimin e projekteve “Asfaltimin e rrugëve në fshatra” ku janë të përfshira rrugët në fshatin Zhegër, rruga Pogragjë – Bilinicë dhe rruga Lladovë – Nasalë
Në këto marrëveshje janë të përfshira edhe terrenet sportive të cilat sipas Osmanit pritet të shpallen në këto fshatra : Llashtica, Livoqi, Poneshi, fshati Myhyr, Uglari, Bilinica, Zhegra.
Ndërkaq rrugët në qytet e të cilat pritet së shpejti të shpallen janë Dardania, Lagjja nr. 8, rruga Motrat Qiriazi dhe Gazmed Zajmi, Lagja Arberia dhe Zabeli kurse rrugët në fshatra me prioritet janë Zhegra dhe rrugët brenda fshatit si dhe Cerrnica me disa rrugë.
Osmani tha se me mbështetjen e Qeverisë do të kompletohen dhe do të përfundohen të gjitha projektet e filluara më herët si Kravarica, Perlepnica, Mireshi, Kmetovci etj.
Nga këto projekte megjithatë rruga Pogragjë – Bilinicë me një gjatësi prej 3 km dhe rruga Lladovë – Nasalë me një gjatësi mbi 2.9 km mbeten si projekte shumë domethënëse për atë pjesë./rajonipress/


