United Hospital

Guda: Jam kandidat për drejtor, sistemi i shëndetësisë duhet të ndryshohet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Besim Guda aktualisht u.d. i drejtorit në spitalin e Gjilanit për rajonipress thotë se nuk ka ndikuar Imet Rrahmani në zgjedhjen e tij në këtë pozitë, por nuk e fsheh ambicien që të jetë kandidat serioz për drejtor. Guda thotë se spitali i Gjilanit ka kapacitete profesionale e kuadro të mira, vetëm se duhet të ngritet disiplina dhe përgjegjësia në punë.

Besim Guda erdhi në krye të spitalit të Gjilanit pas arrestimit të Abdylatif Latifit nga ana e policisë. Ky rast që ende po komentohet për mënyrën e arrestimit dhe shantazheve kriminale në drejtim të ish drejtorit, nuk e kanë penguar punën menaxheriale në spitalin e Gjilanit.

Përkundrazi Besim Guda ndihet keq me atë çfarë i ka ndodhur ish kolegut të tij. Guda thotë se edhe pse e ka shok të klasës Imet Rrahmanin, megjithatë nuk ishte personi ai që ndikojë që të sillet në krye të këtij institucioni. “Unë e di që pa mbështetjen politike është vështirë të menaxhosh me një institucion siç është spitali i Gjilanit. Do të mundohem maksimalisht që ta avancojë punën profesionale në këtë institucion shëndetësor” tha Guda.

UBT

Guda tha se do të bëjë përpjekje që puna e mjekut të jetë në qendër të vëmendjes, por edhe përgjegjësia e disiplina duhet të kërkohet prej tyre.”Unë kam marrë një përkrahje të madhe nga Curr Gjocaj edhe pse mendoj se sistemi i shëndetësisë duhet të ndryshohet. Ka shumë punë për të bërë, por mbi të gjitha unë insistojë që spitalin ta avancojmë edhe me trajnime e me punë profesionale e ekipore. Aktualisht barna kemi, ujë, rrymë e ngrohje gjithashtu kemi”.

Guda tha se ende nuk e ka të qartë pse nuk është shpallur konkursi për drejtor. “Unë sigurisht që do të jem njëri nga kandidatët për drejtor, vetëm se po pres që të shpallet konkursi nga Ministria e Shëndetësisë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.