Mobi Casa

Gucati “trondit” Specialen: U plagosa në luftë, i kam 27 operacione

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dalë sot para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai u është përgjigjur pyetjeve para kësaj gjykate, ndër të tjera edhe për lëndimet gjatë luftës.

Gucati ka treguar se gjatë luftës është plagosur dhe ka gjithsej 27 operacione.“Unë jam i plagosur në këmbën e djathtë, jam i operuar, 27 operacione i kam gjithsej”, u shpreh ai.

Fundamenti

Gucati tregoi edhe se ku ishte trajtuar pas plagëve të marra.“Ditën e parë në spitalin tonë e improvizuar në bjeshkë në malet e Berishës, të dytin në spitalin ushtarak në Tiranën më 8 qershor, ku më kanë dërguar forcat angleze, të cilat kanë sjellur ndihmë ushqim dhe mua e dy të tjerë të plagosur na kanë dërguar në Tiranë”, tha ai.

Tutje, ish-kreu i OVL UÇK-së foli organizatën, duke thënë se ajo merret me mbrojtjen e interesit të veteranëve të UÇK-së, takime me institucione, akademi që organizohen për veteranët etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.