Eko Higjiena

Gucati shkruan nga Haga për vdekjen e babait: As plumbi s’më dha aq dhimbje sa lajmi që s’më paske pritë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka shkruar një letër nga burgu në Hagë, ku po mbahet tash e mbi 1 vit e gjysmë, kushtuar babait të tij, i cili vdiq të premten.

Përmes një kësaj letre e cila është publikuar nga djali i tij, Musli Gucati, ai ka shprehur dhimbje për humbjen e të atit.

Aty Hysni Gucati shkruan se babanë e kishte shok lufte, shok shpirti e shok lirie.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

Me thanë që portreti ytë i priti të dera,

të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll

Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

Unë plagët e tua e ti plagët e mia

Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria

FIDANISHTJA

Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë

Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup

Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit

Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie

Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

Ndryshe, Avdullah Gucati, babai i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, u varros të shtunën, në prani të një numri të madh të qytetarëve, në fshatin Morinë të Skenderajt.

Hysni Gucati mungoi në ceremoninë e varrimit, por ditë më parë ishte për vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar që kishte babai i tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.