UBT

Gucati në Tribunalin Special: S’kanë pasur nevojë të më arrestojnë, do të kisha ardhur vetë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraqitur në seancën e parë gjyqësore në Tribunalin Special. Gjykatësi Nicolas Guilloi ka treguar se kishte lëshuar urdhërarrest ndaj Gucatit për akuzat që më pas i lexoi. Ai tregoi se Gucati paraprakisht ka paraqitur 4 kërkesa në Dhomat e Specializuara, të cilat tha se do të trajtohen.

Gucati tha se ai dhe familja e tij nuk kanë qenë të informuar paraprakisht se do të arrestohej, ndërsa tha se do të paraqitej vetë në Dhomat e Specializuara po t’i dërgohej një ftesë, raporton Gazeta Express.

“Nuk jam informuar për arrestimin deri kur ka ardhur Policia e EULEX’it në zyrën time… Kanë mundur vetëm të më njoftojnë mua apo edhe dikë të familjes, s’ka pasë problem. Nuk kanë pasur enevojë të hyjnë në atë formë Policia e EULEX’it në organizatën e veteranëve. Kanë mundur të më njoftojnë mua dhe do isha dorëzuar vetë”, tha Gucati.

Më parë, ai konfirmoi se fletarresti i është kumtuar në ditën e arrestimit.

Fundamenti

“Fletarresti më është komentuar në ditën e arrestimit”, pohoi Gucati.

Paraprakisht, ai ka kërkuar që të mos i bëhen fotografi ku duken pjesëtarët e sigurimit përreth tij, ndërsa në përgjigje, ka konfirmuar se ditën e arrestimit i është prezantuar fletarresti i lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Gucati ishte arrestuar të premten e kaluar në zyrën e tij në OVL të UÇK-së në Prishtinë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.