UBT

Guardian: Krimi i organizuar vlen 870 miliardë dollarë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Krimi i organizuar ndërkombëtar e ka vlerën deri në 870 miliardë dollarë në vit, kanë vlerësuar Kombet e Bashkuara, në fillim të fushatës kundër tregut ilegal në çdo gjë: prej njerëzve e deri te armët, droga dhe llojet e rrezikuara të kafshëve.

Qarkullimi i rrjeteve kriminale trans-nacionale është gjashtë herë më i madh se buxhei global i ndihmave, ose 7% i eksportit botëror legal, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC).

Ekziston edhe çmim i lartë në jetët e njerëzve dhe në stabilitetin ekonomik, ndërsa grupet e krimit sjellin “korrupsion vendës në rritje, zhvatje, reketim dhe dhunë”.“Grupet kriminale i trafikojnë femrat për eksploatim seksual dhe fëmijët për qëllim të kërkimit të lëmoshës dhe vjedhjes së detyruar.

Barërat dhe prodhimet ushqimore mashtruese hyjnë në tregjet e rregullta dhe jo vetëm që e gënjejnë publikun, por e rriskojnë shëndetin dhe jetën e tyre”, thanë Kombet e Bashkuara, në fillim të fushatës që ka për qëllim të theksoj se “gjithnjë ekziston viktima”.

Bindshëm, tregtia më fitmiprurëse, më tepër se një e treta e shumës totale, është në narkotikë, që Kombet e Bashkuara vlerësojnë se e ka vlerën vjetore prej 320 miliardë dollarësh. Në vendin e dytë radhitet tregtia me prodhime të rrejshme, që krijon afro 250 miliardë dollarë.

Pastaj është trafikimi i njerëzve me 32 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet se viktima janë 2.4 milionë njerëz.

Hidromorava

“Krimi i organizuar trans-nacional arrin në secilin rajon dhe në secilin vend të botës. Ndalja e këtij kërcënimi trans-nacional paraqet njërën nga sfidat më të mëdha globale për komunitetin ndërkombëtar”, tha drejtori ekzekutiv i Zyrës së OKB-së për Drogë dhe Krim, Juri Fedotov.

Policia dhe zyrtarët e tjerë të sigurisë kanë nevojë për më tepër mjete të sofistikuara, për t’i luftuar rrjetet kriminale, që kanë shënuar avancim të plotë në përmirësime teknologjike, thonë Kombet e Bashkuara.

Më se një e treta e profitit kriminal vlerësohet se ushqehet nëpër sistem financiar, por më pak se 1% është zbuluar dhe konfiskuar.

“Metodat e inteligjencës më të mirë duhet të zhvillohen me anë të trajnimit të më tepër njësive të specializuara për implementimin e ligjit, që duhet të jenë e pajisura me teknologjinë më të re shtetërore”, thonë Kombet e Bashkuatra, duke sugjeruar se shteteve të varfra u duhet më tepër ndihmë.

(Ky tekst është transmetuar nga Radio Evropa e Lirë)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.