ARKATANA

GSJP: Ndryshimi i TVSH-së jo domosdoshmërish do të jap rezultate

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Ndryshimi i TVSH-së nga ana e Qeverisë te qytetarët dhe bizneset, jo domosdoshmërish do të japin rezultat të mirë. Kështu u tha në konferencën për media të Grupit të Studimit Juridik dhe Politik, ku edhe u prezantua analiza e politikave me temë “Cili do të jetë ndikimi i Reformës Fiskale të Qeverisë Mustafa?”.

Sipas njërës nga anëtaret e Grupit për Studime Jurdike dhe Politike, Arbëresha Loxha, këto studime dhe praktika sugjerojnë se ridistribuimin e të hyrave në mënyrë më të barabartë, si dhe rritjen e mirëqenies së ekonomive familjare, të cilat edhe në rastin tonë paraqesin pritjet e Qeverisë Mustafa, që jo domosdoshmërish janë arritur.

Loxha: Nuk besojmë në realizimin e pritjeve të Qeverisë

“Grupi për studime juridike dhe politike ka analizuar ndikimin potencial të këtyre ndryshimeve te konsumatorët dhe bizneset dhe ne parimisht nuk besojmë që arsyetimet dhe pritjet e proklamuara nga Qeveria e Kosovës do të arrihen nga këto ndryshime”, tha Loxha.

Për të bërë këto vlerësime, GSJP ka krahasuar Kosovën me vende të tjera të rajonit të cilat kanë pasur të njëjtin zhvillim socio-ekonomik, dhe të cilat kanë implementuar politika të ngjashmet TVSH-së.

Duke u bazuar në ato studime dhe praktika të vendeve tjera, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka ndërtuar katër skenarë të rrezikut që tregojnë se pritjet e Qeverisë Mustafa, jo domosdoshmërish do të përkthehen në benifite.

Albana Rexha nga ky grup tregoi se cilat janë këto rreziqe të mundshme.

Hidromorava

Rexha: Rritja e TVSH-së jo domosdoshmërish do të reflektohet në çmime më të ulëta

“Skenari i parë i rrezikut parasheh që ulja e TVSH-së për produkte bazike, jo domosdoshmërish do të reflektohet në çmime më të ulëta për qytetarët. Skenari i dytë i rrezikut parasheh se rritja e TVSH-së në 18 % do të rris koston e jetës, do të ketë një rritje reale të të gjitha produkteve tjera në rreth 12.5 %. Skenari i tretë i rrezikut parasheh rrumbullakimin e çmimeve i cili do të ndihmoj që rritja e çm imeve të shumë e lehtë, ndërsa uljen e tyre do ta bëjë edhe më të pamundshme. Si dhe skenari i katërt i rrezikut i cili merr për bazë faktin se në të kaluarën tregu Kosovarë ka treguar të jetë joreagues ndaj uljes së çmimeve, ndërsa reagues shumë i shpejt ndaj ngritjes së tyre”, tha Rexha.

Duke i marrë për bazë të katër këto skenarë të rrezikut, sipas Rexhës, ua jep përshtypjen se përshkallëzimi i TVSH-së është bërë për arsye të rritjes së të hyrave në buxhet.

Në fund, ata erdhën në përfundim me disa sugjerime.

Rexha: Qëllimet dhe planet e institucioneve të rishikohen

“Ne sugjerojmë që qëllimi dhe planet e veprimit të këtij institucioni të rishikohen në mënyrë që kapacitetet në aspektin financiar dhe njerëzore të ndryshohen në mënyrë që agjencioni të përmbushë funksionin e vet… sugjerojmë që duh et fuqizuar dhe pavarësuar autoritetet konkrete që bëjnë kontrollin e nevojshëm për të mos lejuar që bizneset të arrijnë deri te vënia e çmimeve, apo për të mos lejuar kartela të mundshme në mes të bizneseve”, tha Rexha.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendimin për ndryshimin e TVSH-së për uljen në produkte dhe shërbime bazike nga 16-8, rritjen në produkte dhe shërbime tjera nga 16-18%, si dhe uljen e pragut të TVSH-së për biznese nga 50 mijë deri në 30 mijë.