FIDANISHTJA

Grushti i fundit për Qeverinë e korruptuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Protesta e 17 shkurtit pritet të jetë më masive se ajo e 9 janarit.

Hertica: Është e pritshme që populli në masën më të madhe ta mbështesë opozitën në protestë

Opozita, përveç organizimit të protestave për largimin nga pushteti të këtyre pushtetarëve të inkriminuar, duhet të bëjë edhe një platformë të përbashkët me shoqërinë civile dhe mediet, për udhëheqjen e këtij vendi, se si të dalim nga kjo gjendje e mjerueshme dhe si të ecim përpara”, është shprehur analisti Krasniqi

Uji Dea

Opozita e bashkuar po numëron ditët e fundit për mobilizimin gjithë qytetar, për të festuar me protestë popullore 17 shkurtin, 8-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në kërkim të dorëheqjes së kësaj Qeverie, që po rrezikon vendin me qeverisje të keqe, krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe me marrëveshjet kundërkushtetuese në dëm të sovranitetit dhe integritetit të këtij shteti të ri.

Analistët politikë besojnë se është shumë e pritshme dhe e besueshme që protesta e 17 shkurtit të jetë grushti i fundit ndaj kësaj Qeverie të korruptuar e të kriminalizuar. “Shoqëria kosovare duhet të mësohet të rrëzojë një kryeministër gënjeshtar e të papërgjegjshëm, të paaftë për të qeverisur vendin. Kjo do të mund të shihej në arenën ndërkombëtare si pjekuri e shoqërisë kosovare për të qenë një shtet i pavarur e sovran”, tha analisti politik Nexhmedin Spahiu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.