United Hospital

Gruri i kontaminuar gati për t’u korrur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gruri që dyshohet se mund të jetë kancerogjen i mbjellë në mes të deponisë së hirit në afërsi të termocentralit Kosova A, po rritet dhe është bërë gati për t’u korrë. Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AUV) nuk ka arritur t’i marrë ende analizat përfundimtare të këtij gruri, përderisa ka marr vendim që të ndaloi përdorimin e tij deri në arritjen e analizave përfundimtare.

Ky institucion pranon se nuk lejohet që në tokat industriale të kultivohen drithërat. Gazeta ka raportuar se dy persona banorë të fshatit Dardhishtë të komunës së Obiliqit dhe të afërt me zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë mbjellë afro 15 hektar grurë në brendi të deponisë së hirit në afërsi të termocentralit Kosova A.

Mobi Casa

Përderisa AUV nuk ka arritur të nxjerrë analizat përfundimtare rreth këtij gruri, në shkresën e auditorit të KEK-ut të cilën e ka siguruar gazeta, shpjegohet se zona në vendin e quajtur, Fusha e palosjes së HIRIT, që shtrihet mes fshatit Orlloviq, Dardhishtë dhe Dragodan, pjesa përballë Drejtorisë së Divizionit për Prodhimin e Qymyrit, ku është bërë mbjellja e grurit është e kontaminuar. Kjo hapësirë thuhet se është uzurpuar dhe nuk është dhënë në shfrytëzim nga KEK-u.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.