Hidromorava

Gruri, burim i jetës dhe shëndetit, por edhe ilaç

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gruri është lloj i drithit që ka shumë provitamina A. Nga vitaminat e tretshme përmban të gjitha ato të grupit B, e ato që treten në yndyrë janë vitamina E, D dhe K.

Sythat e grurit konsiderohen ushqim për mbajtjen e vitalitetit dhe përmirësimin e shëndetit dhe quhen si një bombë me vitamine dhe minerale.

Hidromorava

Përveçse përmbajnë enzima të rëndësishme, ndikojnë edhe në rigjenerimin e qelizave dhe në forcimin e sistemit imun.

Sythat e grurit përmbajnë 11 herë më shumë minerale dhe vitamina se sa farat prej të cilave kultivohen. Kështu kokrrat e grurit përmbajnë trigliceride, 10,2 për qind proteina, 70,7 për qind karbohidrate dhe rreth 2 për qind yndyrë, derisa minerale më së shumti përmban fosfor (rreth 50 për qind), kalium (rreth 30 për qind, derisa pjesa tjetër janë magnez, kalcium, hekur dhe elemente të tjera.