ARKATANA

Grupmoshat e KF Gjilani U15 Kampion të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Strukturat udhëheqëse të KF Gjilanit po dëshmojnë se me të madhe ju kanë kushtuar vëmendje grup moshave të reja brenda klubit të tyre, një rezultat i tillë ka bërë që grup moshat U15 të KF Gjilanit të bëhen kampionë të Republikës së Kosovës në futboll.

Siç bënë të ditur drejtori i KF Gjilanit, Bekim Rexhepi kjo është një arritje e madhe e KF Gjilani.
“Jemi të kënaqur me punën që është duke u bërë me grup moshat e reja brenda klubit tonë kjo po dëshmon se jemi duke punuar në mënyrë profesionale dhe në shtigje të gjata, këta talent të futbollit do të jenë ardhmëri jo vetëm e klubit tonë por edhe atij Kosovar, nuk na mbetet tjetër vetëm ti përgëzojmë për lojërat dhe edukatën sportive të cilën e kanë treguar gjatë tërë edicionit të garave”.

Mobi Casa

Djelmoshat “kuq e bardh” në finale kanë mposhtur skuadrën Banjën e Pejës me rezultat 3-1 duke treguar futboll mjaftë cilësor.

Me plot meritë KF Gjilani U15-të sjellë Kupën e Kosovës në qytetin e Gjilanit.
“Gjatë tërë garave kemi dëshmuar se jemi skuadër cilësore me disa talent të jashtëzakonshëm jam shumë krenar me këta djelmosha me paraqitjen e tyre ne fushat e futbollit kjo gjeneratë e këtyre djelmoshave pasi një kohe shumë të shkurt do ta thotë fjalën e saj në futbollin e Kosovës”, bënë të ditur trajneri i mirënjohur, Sadullah Ajeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.