GRANDEMALL

Grupi për Ballkan: Haradinaj ra në kurthin e premtimeve të fushatës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fillimi i mandatit të dytë të Ramush Haradinajt si kryeministër është karakterizuar me një mobilizim të lartë të institucioneve si dhe me një dinamikë të shtuar të aktiviteteve dhe vendimeve të shpejta, por shefi i Qeverisë ka rënë në kurthin e premtimeve të fushatës zgjedhore se lëvizja e lirë për në Bashkimin Evropian (BE) do të ndodhë në tremujorin e parë të qeverisjes së tij, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Kështu thuhet në analizën për 100-ditëshin e qeverisë “Haradinaj” të Grupit për Ballkan, të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, ku mes të tjerash thuhet se ekzekutivi po qëndron larg temave të komplikuara si: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe apo transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Për dallim nga qeverisja e Isa Mustafës, e orientuar në politika planifikuese më afatgjate, por më e ngadaltë në vendimmarrje, fillimi i mandatit të dytë të Haradinajt është karakterizuar me një mobilizim të lartë të institucioneve dhe të zyrtarëve si dhe me një dinamikë të shtuar të aktiviteteve dhe vendimeve të shpejta.

Mobi Casa

LEXO EDHE: Insistojnë në shfuqizimin e Speciales

Ashtu sikur paraardhësi i tij, Haradinaj u përball me fenomene të ngjashme pas formimit të Qeverisë, provokim të eksodit të qytetarëve drejt Evropës dhe me kërkesa për shkarkimin e ministrit serb Nenad Rikalo, i cili u akuzua për përfshirje në krime ndaj shqiptarëve në vitin 1999”, thuhet në këtë raport.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.