RCCOLA

Grupi parlamentar i LDK-së i jep mbështetje themelimit të ushtrisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deputetët e LDK-së i japin mbështetje të plotë themelimi të Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, do të jetë forcë e paqes.

Këtë deklaratë Hoti e bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohen Projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Hoti tha se Kosova nuk kërkon asgjë më shumë se sa një ushtri ashtu siç e kanë edhe vendet e rajonit.

Hidromorava

E sa i përket Serbisë, ai tha se fqinji verior i cili është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës është edhe kundër NATO-s.

“Kur të tjerët kanë menduar që kjo është utopi janë ndërmarr veprime konkrete nga burrat trima për themelimin e ushtrisë së Kosovës…Ne nuk kërkojmë asgjë me shumë se sa kanë fqinjët tanë. Dëgjoj zëra nga fqinji verior kundër ushtrisë dhe është e qartë se vetëm ata që janë kundër NATO-s janë kundër Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/