Mobi Casa

Grupi “Mollëkuqet” me një këngë për Ramush Haradinajn

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në vargun e gjatë të aktiviteteve të ndryshme mbarë shqiptare në mbështetje për lirinë e Ramush Haradinaj, një aktivitet interesant dhe pak më ndryshe u mbajte sot në Gjilan para Teatrit të qytetit duke vazhduar pastaj në aktivitetin e Flakës së Janarit, Xixat e Flakës në sallën e Teatrit. kryetare e AGK – dega në Gjilan, profesoreshe e muzikës dhe udhëheqëse e grupit të fëmijëve”MOLLEKUQET’.

Arta me fëmijët e grupit të ‘MOLLEKUQEVE’ ka realizuar një këngë me një tekst të ndjeshëm kushtuar liderit dhe ish kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Përveç muzikës dhe realizimit të bukur me shumë përkushtim nga Arta, janë edhe fëmijët ata që i japin kuptim kësaj ngjarje sepse e kënduan me plot emocion, të veshur me maica me mbishkrimin Ramushi është Kosova.

Uji Dea

Pra sot u bë promovimi i këngës ‘Ramushi është Kosova’, me tekst dhe komponim të profesoreshës, Arta Haziri Nuhiu – kryetare e degës se Aleancës së Gruas dega në Gjilan.

Ky organizim ishte i veçantë, në mbështetje të Ramushit dhe ne kuadër te manifestimit tradicional Flaka e Janarit. Ne prani te shume qytetareve, nenave e fëmijëve, këtë organizim e nderoi edhe prezenca nga niveli qendror, kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK) Magbule Shkodra me bashkëpunëtore si dhe deputetja Time Kadrijaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.