United Hospital

Grupi i vrasësve shqiptarë me pagesë, vriste edhe pa pare!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“E pyeta: ti je Ibrahimi? Ai m’u përgjigj: po. E qëllova menjëherë me kallashnikov. Ishte duke punuar në kopsht dhe pak më tej më duket se ishte edhe e shoqja. Vrasjen e Ibrahim Manit e bëra për hatër të shokut tim A. T., jo për para. A. T. e njoha në burg, ku kam ndenjur disa muaj, për të dalë prej andej në fillim të vitit 2014”.
Kjo deklaratë është pjesë nga rrëfimi i të penduarit Kristi Pine, i moshës 24 vjeçare, i cili ka lënë pa fjalë hetuesit teksa ka inkriminuar edhe persona të tjerë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e la Kristi Pinen nën masën “arrest me burg” për “vrasje me paramendim në kuadër të grupit kriminal”, ndërkohë që të njëjtën masë shpalli edhe për personin tjetër, Aleksandër Gore.

Emri i Aleksandër Gores, 41 vjeç, doli në dritë nga rrëfimet e Pines. Një emër tjetër i rrëfyer nga 24-vjeçari është edhe Alfred Qefalia, i arrestuar gjatë aksionit për llogari të mëparshme me drejtësinë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim si një ndër njerëzit e implikuar përgjatë arratisjes së bujshme të Admir Tafilit nga burgu i Drenovës, në nëntor të vitit 2013.

ARKATANA

Qefalia dyshohet të jetë një nga personat që ka vendosur edhe lëndën plasëse tritol në “Rrugën Budi”, kundër biznesmenit Armando Ceka, i cili mbeti i dëmtuar seriozisht për jetën së bashku me shtetasin Julian Çela, që u gjymtua, ndërkohë që u lëndua lehtë edhe shtetasi Artur Sharra.

Bashkë me këtë ngjarje, prokurorët thonë se Pine ka treguar edhe për një ngjarje tjetër kriminale në Tiranë, për plagosjen e dy vëllezërve. Përveç bllokimit të një automatiku “Scorpions”, një pistolete “Smith”, dy silenciatorëve, Prokuroria dhe Policia po punojnë që të mbledhin fakte të tjera, për të provuar rrëfimin e 24-vjeçarit. /Gazeta Shqip/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.