FITORJA

Grupi i vallëzimit modern takohet me Rexhep Kadriun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan mbrëmjen e së martës është takuar me grupin e vallëzimit modern të udhëhequr nga Shqipron Sinanaj.

Shqiproni bashkë me valltarët e tjerë të grupit, kanë vizituar Kadriun, i cili në zyret e tij i priti këta të fundit, i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i Degës Nazim Gagica.

Bashkë, kanë folur për kushtet që ky grup i vallëzimit ka dhe për mundësitë e ofrimit të ndihmës për ta në të ardhmen.

Shqipron Sinanaj, ka thënë se grupi i vallëzimit modern, të cilin ai e udhëheqë nuk gëzojnë kushte aspak të mira dhe ç’është më e keqja nuk gjejnë as përkrahje nga institucionet komunale.

GRANDEMALL

Ai është shprehur mirënjohës që këtë përkrahje të kërkuar prej kohësh e ka gjetur tëk Kadriu, i cili ka thënë se do të jetë i gatshëm t’i ofrojë ndihmë.

“Unë jam i informuar për gjendjen e grupit tuaj të vallëzimit modern, prandaj edhe kam shprehur vullnetin dhe dëshirën për t’iu përkrahë”, ka thënë Kadriu.

Ai më tej ka shtuar se dera e tij do të jetë e hapur për secilin individ apo grup që kërkon ndihmë, sepse kjo është ajo për çfarë po angazhohet ai, për ti dalë në ndihmë qytetarit të Gjilanit.

Kadriu, ditëve të fundit ka pasur takime të shumta me përfaqësues të sportit dhe artit, ndërsa të gjithë këta përfaqësues kanë gjetur ndihmë te Kadriu, ndihmën që nuk e kanë gjetur asnjëherë nëpër institucionet përkatëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.