Eko Higjiena

Grupi i shqiptarëve në Angli dënohet me 43 vjet burg

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të arrestuarit e kanë pranuar fajësinë për konspiracion dhe pastrim parash dhe kanë marrë gjykime të shkurtuara.

Numri i të arrestuarve shqiptarë dhe të dënuarve në Britani të Madhe po rritet, derisa shumica e tyre akuzohen për shpërndarjen e drogës ose pastrim parash.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, një tjetër grup trafikantësh, prej shtatë vetash, është dënuar në Londër me 43 vjet në total.

Në përpjekjet për të fshehur ngarkesat, korrierët e këtij grupi të strukturuar kriminal e fshihnin drogën në ambiente të ndërtuar enkas me sisteme hidraulike, ku mund të fshiheshin deri në 15 kg kokainë, shkruan “TCH”.

HW

Detektivët e Agjencisë Britanike të Luftës Kundër Krimit, NCA, të cilësuar si më e afërta agjenci ligjzbatuese, me FBI-në amerikane, kanë mundur që nga ky grup, të cilin e mbanin në vëzhgim prej kohësh, të sekuestronin sasi të mëdha kokaine me vlerë 720 mijë funte, përcjell albinfo.ch.

Gjatë bastisjeve dhe arrestimeve janë kapur nga policia edhe sasi të mëdha parash të thata, në funte dhe euro, si dhe shumë pajisje për hollimin dhe peshimin e kokainës, u tha ne seancat në gjykatën Kingston Crown Court.

Të arrestuarit e kanë pranuar fajësinë për konspiracion dhe pastrim parash dhe kanë marrë gjykime të shkurtuara.

http://www.albinfo.ch/grupi-shqiptareve-ne-angli-denohet-43-vjet-burg/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.