FITORJA

Grupi i Qemajl Mustafës edhe zyrtarisht marrin Aktgjykimin lirues, pritet reflektim tek Gjykata e Apelit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të gjithë të akuzuarit në grupin e Qemajl Mustafës tanimë edhe zyrtarisht kanë marrë aktgjykimin lirues të shpallur në Pejë, nga ana e kryetares së trupit gjykues Nushe Kukaj Mekaj. Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Pira tha se që nga fillimi është pritur një epilog i tillë dhe se tani i mbetet Gjykatës së Apelit të reflektojë në mënyrë që të gjithë të akuzuarit të cilët për më shumë se gjashtë vite janë maltretuar nëpër seanca të mundimshme gjyqësore t`i kthehen jetës së tyre normale.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda tashmë edhe zyrtarisht ka dorëzuar aktgjykimin lirues kundër grupit të Qemajl Mustafës dhe të tjerëve.

Në Aktgjykim që është nënshkruar nga kryetarja e trupit gjykues Nushe Kukaj Mekaj jepen detajet dhe arsyetimet për të gjithë të liruarit veç e veç.

ARKATANA

Në Aktgjykim thuhet se kjo Gjykatë erdhi në përfundim se me asnjë provë të vetme nuk u vërtetua përtej dyshimit të bazuar mirë se të akuzuarit janë kryes të veprave penale. Nuk është vërtetuar ndonjë veprim inkriminues nga të akuzuarit, andaj Gjykata vendosi që të njëjtit mbi bazën e gjendjes faktike të vërtetuar, t`i lirojë nga akuzat.

Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Pira(dr.sc) tha se ky është një lajm i mirë jo vetëm për të liruarit, por edhe për shumë familje e persona që janë involvuar në këtë rast. “Ne e kemi ditur dhe kemi besuar në pafajësinë e secilit dhe e kemi pritur një epilog të tillë lirues dhe se tani i mbetet Gjykatës së Apelit të reflektojë dhe të shpejtojë procedurën në mënyrë që të gjithë të akuzuarit të cilët për më shumë se gjashtë vite janë maltretuar nëpër seanca të mundimshme gjyqësore t`i kthehen jetës normale dhe punës” tha Pira./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.