Mobi Casa

“Grupi i Llapit” sërish në Gjykatë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Trembëdhjetë vjet më parë, deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi, ishte arrestuar nën akuzat për “Krime të luftës në zonën e Llapit”, ndërsa të mërkurën ai sërish do të ulet në bankën e të akuzuarve.

Së bashku me deputetin tjetër, Rrustem Mustafa, dhe me punonjësin e PTK-së, Nazif Mehmeti, Gashi do të paraqitet në Gjykatën e Apelit ku do të mbahet seanca e shkallës së dytë dhe atë për herë të tretë.

Fundamenti

Mbrojtja e Latif Gashit, avokati Mexhit Syla, ka thënë për “Zërin” se pas dy vjetësh të shpalljes së aktgjykimit dënues për Gashin, Mustafën e Mehmetin, për të mërkurën janë ftuar palët, ku do të diskutohen ankesat e mbrojtjes ndaj vendimit të shkallës së parë.

Me vendimin e shkallës së parë, të shqiptuar në qershor të vitit 2013, Latif Gashi qe dënuar me gjashtë vjet burgim, Rrustem Mustafa me katër vjet heqje lirie, derisa Nazif Mehmeti me tri vjet./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.