Grupi i grave themelon planin vjetor

Kamenicë – Bordi i grupit të grave në Kamenicë me ndihmën e OSBE-së ka hartuar dhe aprovuar planin vjetor të punës.
Në prezencë të më së të 15 anëtarëve ky plan mori formën finale, derisa Kryesuesja e grupit të grave Ibadete Ahmetaj falënderoi pjesëmarrëset e veçanërisht bordin e grave për pjesëmarrjen e tyre aktive në hartimin e këtij plani vjetor.
Ahmetaj ka thënë se roli i gruas në jetën institucionale është shumë domethënës dhe pret një angazhim më të madh të grave në këtë sferë./rajonipress/