Grupi i Grave të Gjilanit shënon pesë vjetorin e themelimit

Gjilan – Këtë takim e nderuan me prezencën e tyre edhe Kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku, Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Lirie Kajtazi, komandantja e policisë, Elmina Mahmuti.
Në emër të grupit kryesuesja paraqiti qëllimin e themelimit të grupit dhe objektivat e këtij grupi, ku tha se grupi u themelua në mars të vitit 2009 me iniciativën e Sadete Tërrnava nga OSBE-ja, duke e marr shembull grupin e grave deputete të Parlamentit të Kosovës.
Qëllimi i themelimit të këtij grupi ka qenë që të ndihmoj zyrën për barazi gjinore në monitorimin e Ligjit për Barazi Gjinore në institucionet lokale.
Objektivat e këtij grupi janë: Fuqizimi i gruas në politikë dhe në vendimmarrje, Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore si dhe të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me ngritjen e pozitës së gruas në shoqëri, promovimi i mundësive të barabarta, në veçanti angazhimi për përmirësim të pozitës së gruas në edukim, shëndetësi, arsim, kulturë e ekonomi.
Zgjerimi i bashkëpunimit në mes të grave në politik dhe shoqërinë civile.
Grupi gjen mbështetje nga Kryetari i Komunës, Kuvendi Komunal dhe të gjitha Institucionet komunale.
Edhe deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Lirie Kajtazi e uroj grupin për punën dhe sukseset e arritura deri më tani dhe u dha mbështetje të mëtutjeshme për bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete.
Po ashtu mbështetje grupi mori edhe nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku, e cila tha se tani si kryesuese do të punoj dhe do ta përkrah GGKGJ-se në kuvend e në realizimin e aktiviteteve të tyre.
Edhe komandantja e policisë, Elmina Mahmuti e përgëzoi grupin për të arriturat dhe punën që bënë.
Zyrtarja për Barazi Gjinore Drita Klaiqi e uroj grupin për përvjetorin dhe e falënderoj për mbështetjen dhe përkrahjen që i ka dhënë që nga themelimi e deri më sot. Ajo shpreson që legjislacioni për të drejtat e njeriut të zbatohet ashtu si duhet nga institucionet tona.
Inicuesja e grupeve të grave, Sadete Terrnava foli për arsyet e themelimit të këtij grupi dhe shpreson që në të ardhmen këto grupe edhe të zhbëhen dhe pret nga institucionet lokale të zbatojnë Ligjin për barazi Gjinore dhe të ketë më shumë femra në pozita vendimmarrëse, femra profesioniste për të udhëhequr institucionet.
Grupi uron dhe shpreson që të respektohet Ligji për barazi gjinore dhe të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut./rajonipress/