ARKATANA

Grupi i gjakut, tregon karakterin tuaj!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në disa vende të botës, si për shembull në Japoni, grupi i gjakut pasqyron karakterin e njerëzve, ngjashëm sikurse ne që kemi horoskopin. Madje, të dhënat për grupin e gjakut mund t’i gjeni te çdokush në profilet e rrjeteve sociale dhe kështu me radhë. Lexoni se si ndikon grupi juaj i gjakut, sipas kulturës japoneze.

Grupi A

Personat me këtë grup gjaku janë të vyeshëm, seriozë, të ndjeshëm, të durueshëm dhe të përmbajtur. Ata janë partnerë të shkëlqyeshëm dhe e duan shoqërinë e tyre prej të cilëve presin përkrahje çdoherë kur përjetojnë ndonjë periudhë të stresuar në punë. Janë prindër të mirë të cilët me padurim e presin të kthehen në shtëpi nga puna për tu relaksuar me familjen e tyre. Ana negative e tyre është se ata shpeshherë merren me imtësira dhe janë të tensionuar.

Grupi B

Janë të mbushur me pasion, kreativë dhe të fortë emocionalisht. Sipas japonezëve, duhet të qëndroni sa më larg këtyre personave pasi që ata janë shumë vetjakë dhe të papërgjegjshëm.

Uji Dea

Grupi AB

Janë të përmbledhur, racionalë, të shoqërueshëm dhe shumë të përshtatshëm në çdo situatë. Me këta persona është shumë e lehtë të krijoni një lidhje dashurie, por këta persona asnjëherë nuk do t’ ju duan aq sa ju i doni ata. Ata thjeshtë nuk duan ta humbasin mendjen në emër të dashurisë. Por, janë partneri të mirë dhe dinë të argëtohen në mënyrë të përkryer. Por, keni kujdes sepse ndonjëherë ata dinë të jenë mjaft kritikë, prandaj jini të gatshëm për një sasi të konsiderueshme cinizmi në qoftë se nuk janë në disponim të mirë.

Grupi 0

Të këndshëm, simpatikë, të shoqërueshëm dhe optimistë. Ata janë të ngrohtë dhe në qoftë se i takoni në rrugë do t’ua shtrëngojnë dorën fortë. Personat me këtë grup gjaku dinë të bëjnë veprime romantike në mënyrë spontane. Njëkohësisht, ata janë xhelozë dhe arrogantë kur hidhërohen.n.k/Noa

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.