Uji Dea

Grupi folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja në edicionin e 13 të “Sofrës Dardane”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Me ftesën e Unionit Artistik Shqiptar, Grupi folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja mori pjesë në Edocioni e 13 të festivalit “Sofra Dardane” i cili për çdo vit organizohet nga Unioni Artistik Shqiptar, me në krye z. Azgan Haklaj, Artist i Madh, prezident dhe themelues i këti j evenimenti të rëndësishëm kulturor i të gjitha trojeve shqiptare, mbase edhe disporës.

Në një atmosferë festive dhe shumë punuese, në një ambijent vëllezëror dhe në një aktivitet tëpalodhshëm, të veshur me kostume të veshjes kombëtare çdo pjesmarrës simbolizonte pjesën e trojeve shqiptare prej nga vinte.

Kështu edhe Grupi folklorik “Shpëtimi” nga Medegja i udhëhequr dhe financuar nga prof. Rexhep Abazi, që nga viti i themelimit të tij ( 2001), në mesin e këtyre artistëve me dinjitet dhe krenari paraqiste një pjesë të kulturës së pasur shiptare nga viset e Medvegjës.

Në shenjë respekti dhe mbbështetjeje morale e vëllezërore, ky grup i vogël ishte radhitë në natën e parë të paraqitjes së bashku me grupet dhe shoqëritë kulturo artistike nga Bajram Curri, Mitrovica, Gjakova, e të tj. Për të prezantuar një pjesë të folklorit të ruajtur dhe zhvilluar në kushtet më të rënda të Medvegjes shqiptare dhe krenare.

Kësaj radhe ky grup u prezantua me këto pika programore:
1. Lojë me mezhnica, luajtur nga z.Kadri Abazi,
2. Kënga folklorike “Flrorim Rushiti kënduar nga z.Xhemajl Berisha, me sharki dhe prof. Rexhep Abazi, me çiteli ( autor i testit: prof. RexhepAbazi, autor i muzikës: z. Xhemajl Berisha, rapsod i muzikës folklorike dhe artist e krijues i shumë këngëve folklorike shqipe nga Gjilani, (bashkëpunëtor dhe mështetës i ngushtë i Grupit folklorik “Shpëtimi”),
3. Lojë me kavalla: z. Shefki Halimi dhe z. Kadri Abazi.

Mobi Casa

Ky grup i vogël por shumë simpatik dhe i palodhur u prit me admirim nga organozatorët dhe publiku i mrekullueshëm i qytetit historik të Heroit të Madh Bajram Curri. Ishte interesant se shumë adhurues të folklorit shqiptar si edhe njerëz nga publiku, që morën pjesë në këtë festival kërkuan të bënin foto me anëtarët e grupit folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja.

Kësaj radhe këtë grup e shoqëri edhe poeti i ri nga Medvegja. Rrahman Hyseni i cili bëri një numër të madh të fotografive dhe filmimeve të cilat do të mbesin kujtim dhe dëshmi e një pune serioze kulturore dhe artistike.

Në fjalën e tij përshëndetëse prof.R.Abazi, udhëheqës i këtij grupi faënderoj Unionin Artistik Shqiptar që bëri të mundur pjesmarrjen e Medvegjës së vogël në Sofrën e madhe Dardane.

Grupit iu nda Mirënjohje për pjesmarrje. Pa dyshim që vëllezërisht falënderojmë organizatorët e Unionit Artistik Shqiptar për ftesën, për mikëpritjen dhe respektin. Në veçanti falënderojmë promotorët e palodhur dhe të pandalur të Unionit Artistik shiptar z.Azgan Haklaj, z. Minella Kuretën dhe z.Deli Metaj , Artistë të Mëdhenj, të cilët nuk ndaleshin duke pritur dhe sistemuar të gjithë ata pjesmarrës nga çdo cep i trojeve shqiptare.

Po kështu falënderojmë artistin e njohur nga Bajram Curri, profesor Abdullah Gjongecaj i cili gjatë tërë kohës së qëndrimit, deri sa u nisëm të kthehemi e shoqëroi grupin “Shpëtimi”. /Shkruan:Rrahman Hyseni, Medvegjë-medvegja.net)