Uji Dea

Grupet e interesit bllokojnë ATK-në

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Administrata Tatimore e Kosovës assesi nuk po arrin të lirohet nga presionet e grupeve të ndryshme të interesit. Rasti i fundit dhe më i freskët është formimi i Njësisë për Menaxhimin e Arkave Fiskale. Kjo Njësi po ka vështirësi të themelohet, pasi që kompanitë që merren me shitjen e arkave fiskale tash e 5 vjet po bëjnë presion që të kenë njerëzit e tyre në këtë Njësit.

Këto presione nga jashtë kanë bërë që të kalojnë më shumë se një muaj prej kur ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ Nr. 01 – 2015, i cili obligon edhe 4 operatorët e licencuar në vitin 2009, që “brenda periudhës që lidhet me kontrollin e rregullt të PEF-ve”, këta operatorë duhet të përtërijnë autorizimin nga Njësia për Menaxhimin e Arkave Fiskale.

Mobi Casa

Kompania më e madhe e fiskalizimit në vend, “Gekos”, duket se ka arritur të ketë një përfaqësues në Komisionin, i cili do të bëjë përzgjedhjen e stafit të këtij Njësiti./zeri/