United Hospital

Grumbullohen 921 libra

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në përkrahje të aksionit vullnetar të Organizuar nga Distribucioni i energjisë elektrike KEDS me moton “Dhuro një libër, Dhuro dituri” – shoqata kulturore “Drita“ e Gjilanit organizoi një mbrëmjeje letrare- humanitare me krijuesit e Anamoravës dhe të Kosovës Lindore.

Shoqatës kulturore “Drita” e Gjilanit,mbrëmë organizoi mbrëmje letrare me krijuesit e regjionit të Anamoravës dhe të Kosovës Lindore,( prezent ishin përfaqësuesit e klubeve letrare të Gjilanit, Dardanës, Bujanocit dhe Preshevës) të cilët iu bashkëngjiten aksioni vullnetar të distribucionit të KEDS-it për grumbullimin e librave me moton “DHURO NJË LIBËR, DHURO DITURI”, për të pasuruar bibliotekën e një shkolle të re.

Tubimin e mbrëmshëm letrar, të cilin me sukses e moderoi Hysen Këqiku, krijues e përshkroi një ndjenjë humaniteti nga të gjithë pjesëmarrësit, të mbi 70 krijuesve, të cilët jo vetëm që mbështetën aksionin por edhe me Leximin e poezive të tyre krijuan një atmosferë të mirë sa që vetëm krijuesit dijnë ta bëjnë e krijojnë atë.

Aksionet e tilla vullnetare e sidomos ky i dhuruesve të librave na e shtojnë edhe më tepër diturinë nga se një libër më shumë e bënë njeriun më të madh, ndërsa disa libra e rrisin edhe më tepër, ndërkaq Biblioteka më e madhe aq më madhështore është edhe shoqëria, prandaj duke dhuruar libra ne i rrisim vlerat, njohuritë dhe begatitë tona, theksoi në fjalën hyrëse Husen Këqiku krijues.

Në fjalën përshëndetëse organizatori i kësaj mbrëmjeje Zotëri Zekirja Abdullahu, falënderoi krijuesit prezent që pa hezitim iu përgjigjen këtij aksioni dhe falë juve të gjithëve ne sot mund të pasurojmë ndonjërën nga bibliotekat e një shkolle me 921 ekzemplarë librash të zhanreve të ndryshme që gjithsesi do i ndihmojmë nxënësit që të kenë qasje e mundësi të nxënies sa më të madhe të diturisë në shkollat tona. Edhe unë ndihem krenar me ju krijues të nderuar, por edhe me atë që jam pjesë e kësaj kompanie dhe një stafi të tillë që dijes mbi të gjitha i kushton rëndësi,tha ndër të tjera z. Zekirjahu.

Fjalë miradie në përkrahje të këtij aksioni kishin të gjithë krijuesit, të cilët pos dhurimit të librave theksuan se aksioni është shumë i qëlluar dhe se ai duhet të vazhdojë dhe grumbullimi i librave të bëhet nga të gjithë ata që posedojnë libra e që nuk u hyjnë në përdorim apo që kanë ekzemplarë të dyfishtë.

Uji Dea

Pos krijuesve të Anamoravës dhe Kosovës lindore prezent ishin edhe shkrimtarë, profesorë, pedagogë, përfaqësues të institucioneve edukativo-arsimore të Gjilanit, gazetarë, pastaj përfaqësues të subjekteve politike e të tjerë. Kështu kryetari i lëvizjes për Drejtësi , Sylejman Qerkezi, pasi përshëndeti të pranishmit me një falënderim për organizatorin, përkrahi këtë aksion vullnetar për grumbullimin e librave dhe kjo është një nxitje për të vazhduar aksionin edhe më tej sepse libri është mjet i pasurisë së diturisë për të gjithë njerëzit e secilës moshë e sidomos për të rinjët tanë.

Ndërkaq në fjalën e tij Drejtori i distribucionit të energjisë elektrike-KEDS, z. Zafer Jillmaz , potencoi se përkundër asaj që energjia elektrike është një faktor shumë i rëndësishëm për industri e edhe për jetesë, ne jemi këtu jo vetëm për rrymë elektrike por edhe që të ndihmojmë popullatën e këtij vendi me aksione e forma të ndryshme. Kështu për këtë aksion mua më lindi ideja që grumbullimin e librave së pari ta organizoi në mesin e punëtorëve të KEDS-it e përse jo që këtij aksioni t`i bashkëngjiten edhe ata që dëshirojnë të kontribuojnë dhe ndihmojnë aksionin. Me punëtorët tanë kemi organizuar edhe shumë aksione të tjera në kuadër të KEDS-it si: Aksionin për gëlqerosjen, rivitalizimin e enterierit të shkollës Fillore “Fan,S. Noli” në Dardanë, i zhvilluar para pak dite, aksion ky që do vazhdojë edhe nëpër shkolla të tjera . Këtë punë vullnetarisht e kanë bërë vet punëtorët e KEDS-it, duke i hequr edhe shpenzimet për blerjen e ngjyrave dhe çdo që ishte e nevojshme për të përfunduar me sukses punën në shkollën e përmendur.

Poashtu pak më parë kemi dhuruar katër shkollave të kësaj ane nga dhjetë kompjuterë, me çka edhe i kemi ndihmuar në kompletimin e kabineteve të informatikës në ato shkolla. Edhe ky aksion sikur se aksionet e përmendur do vazhdojnë dhe të kenë hov më të madh që nga shtatori me fillimin e viti të ri shkollor.

Mbrëmja letrare nuk ishte vetëm në grumbullimin e librave por Këshilli organizativ u dhuroi libra disa krijuesve veteran-përfaqësuesve të klubeve letrare të komunave të regjionit të Anamoravës dhe të Kosovës lindore.

Në fund organizatori shtroi iftar për të pranishmit e kësaj mbrëmjeje kulturore letrare./islam osmani/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.