ARKATANA

Grueja burrit po ia mbledh betë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Po i thërret grueja : “ O, ti Njeri – Çou puno, mos ia le seri ! N’ daç n’ shtëpi mos me u ba zheg – Shko e blejë sende në treg !

Mos me t’ rrahë si darabukë –
Shko te furra e na blejë bukë !
N’ daç me pshtue pa ngranë qytek –
Shko te furra na blejë byrek !

N’ daç me pshtue pa t’ ngranë ndo ‘i dreq –
Shko te furra na blejë kuleç !
N’ daç me pshtue pa hangër spica –
Shko n’ gjellëtore e na blejë pica !

N’ daç me pshtue pa hangër llos –
Shko n’ shitore e na blejë kos !
N’ daç me pshtue pa hangër grusht –
Shko n’ shitore e na blejë qumësht !

N’ daç me pshtue pa t’ ngrehë për qafe –
Shko n’ shitore e na blejë kafe !
N’ daç me pshtue pa u rrahë me faj –
Shko n’ shitore e na blejë çaj !

ARKATANA

N’ daç me pshtue pa t’ ba beter –
Shko n’ shitore na blejë sheqer !
N’ daç me pshtue pa t’ ngranë ndo ‘i plesht –
Shko n’ shitore na blejë ujë t’ thjeshtë !

N’ daç me pshtue pa t’ dhanë shup kartë –
Shko n’ shitore na blej ujë t’ thartë !
N’ daç me pshtue pa t’i shkulë flokët –
Mos mi sill nëpër shpi shokët !

N’ daç me pshtue pa u ba qafir –
Mos na bjer n’ shpi mysafir !
N’ daç me t’ ndejë trupi rahat –
Dil në bahçe e mbill rasat !”

Gjilan, më 21.06. 2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.